Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ‘PriFest 2020’, i paralajmëruar të mbahet nga data 25 gusht deri më 30 gusht, është shtyrë për muajin tetor.
Përmes faqes zyrtare në Facebook, nga organizatorët bëhet e ditur se Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFest”, do të mbahet online në muajin tetor dhe së shpejti do të jepen edhe datat e sakta të këtij edicioni.
Në fund të njoftimit, adhuruesve të këtij festivali ju kanë uruar shëndet të mirë si dhe i kanë ftuar që filmat e festivalit t’i shkojnë online, rehat nga shtëpitë e tyre.