Kompania ‘Maia Inc’, me përkrahje të Innovation Centre Kosovo ka krijuar shportën e mençur, e cila bënë ndarjen e mbeturinave në letër, plastikë dhe alumin. Kjo shportë ka edhe një ekran të madh HD që mund të shfrytëzohet për qëllime për mbushje të telefonave mobil. Ky produkt inovativ u punua nga katër të rinj porofesionistë Erik Zhubi, Engjëll Buzhala, Arlind Sylaj dhe nga Besart Mustafa .
Me këtë rast Radio KFOR-i kontaktoi, bashkëthemeluesin dhe krijuesin e këtij projekti ‘Maia Inc’, Erik Zhubin, i cili na tregoi për këtë produkt inovativ: “Maia – Jason është një produkt inovativ që zgjidh problemin e ndarjes së mbeturinave, kompresimin dhe pjesën logjistike të menaxhimit të mbeturinave. Ndarja e mbeturinave është automatike dhe bëhet me ndihmën e algoritmeve “machine learning” dhe procesimit të imazheve ku fotografohet mbeturina, analizohen dhe vlerësohet se a është mbeturina plastikë, alumin, e nëse nuk është asnjëra nga këto të lartpërmendurat shkon te të tjerat apo mbeturinat e përziera. Përdoruesit i ofrohet fjalëkalimi për shfrytëzim të Wi-Fi –së pa pagesë, për 15 minuta dhe gjithashtu porte për mbushje të telefonave.”
Përveç inovacionit, shportat e mençura do të kontribuojnë shumë edhe në riciklimin e mbeturinave si dhe në pastrimin e ambientit që na rrethon.