Edhe muaji mars do të jetë i pasur artistikisht, përmes ngjarjeve të shumta kulturore që tashmë janë paralajmëruar. Do të jenë pikërisht javët e Frankofonisë, të cilat do të nisin së realizuari më 6 mars, në Teatrin Oda, në Prishtinë, përmes interpretimit të teksteve të Jackues Brel nga Elsa Hyseni, pasuar me një super koncert nga këngëtari i njohur, Shpat Deda.Se Cilat do të jenë aktivitetet tjera që do t’i karakterizojnë javët e Frankofonisë, na tregon Valon Ibraj nga Ambasada e Francës, në Prishtinë:
“Më datën 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të grave, në Aleancën Franceze, do të mbajmë nje konferencë, ku do të flitet për emancipimin e grave të reja, veçanërsiht nga minoritetet, ndërsa më 12 mars, do të kemi një takim me artistin Alban Muja dhe më 20 mars, për nder të Ditës ndërkomëbatre e Frankofonisë, kemi planifikuar një sërë aktivitetesh”, tha për Radio KFOR-in, Valon Ibraj.
Javët e Frankofonisë do të përmbyllin aktivitetet e tyre më 30 mars.