Organizata Jo-Qeveritare ‘Youth Initiative for Human Rights – Kosovo’ (YIHR KS) në bashkëpunim me organizatën partnere ‘NVO Sokrat’, shpallin thirrje për nxënësit/et e të gjitha shkollave të mesme nga komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt dhe të Obiliqit, që të marrin pjesë në webinarin “Youth as Human Rights Defenders”. Ky webinar ka për synim që t’i mësojë nxënësit/et në tërësi mbi konceptet me bazë të drejtat e njeriut, që t’i identifikojnë dhe mbrojnë ato, t’i orientojë ata/ato që të kenë qasje sa më shumë në të ardhmen në këtë fushë si dhe për të nxitur mendimin e tyre kritik dhe analitik si aktivistë të të drejtave të njeriut.
Siç thuhet në njoftim, datat në të cilat do të mbahet kjo punëtori do të jenë 11 dhe 12 mars, 2021, ndërsa afati i fundit për aplikim është data 10 mars, ora 12:00. Kjo punëtori do të zhvillohet online përmes platformës Zoom dhe në fund të webinarit, nxënësit do të certifikohen.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve, Rinisë dhe Grave për një Sundim Efektiv të Ligjit dhe të Qasjes në Drejtësi në Kosovë”, i cili implementohet nga Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) dhe organizata NVO Sokrat, me mbështetje nga UNDP-Kosovo.