Audhuruesit e veturave të shpejta kanë mundësinë të shohin garën e parë të kampionatit në ‘Drag Race’, që do të mbahet më 28 prill 2019 në Prishtinë.
Gara do të mbahet në rrugën e vjetër të aeroportit dhe organizohet nga Prishtina Racing Cars (PRC) me fillim prej orës 18:00.
PRC fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe ata së shpejti do të publikojnë edhe linkun për regjistrimin online të pjesëmarrësve.
‘Drag Race’ është garë ndërmjet dy veturave, të cilat garojnë në një shteg të drejtë e të shkurtër si test i shpejtësisë.