“Ku të gjithë shohin vetëm problemet, ne shohim zgjidhje”- kjo është motoja e organizimit dhe e ndarjes së çmimeve për të gjithë ata që punojnë dhe bashkëpunojnë për të mirën e të gjithëve.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të ofrojë energji pozitive dhe inspirim për të identifikuar dhe vlerësuar qytetarët qe po dhurojnë kohë dhe shpirt dhe për të promovuar qytetarinë aktive në Kosovë.
Ngjarja e lartpërmendur zhvillohet më datën 23 Korrik, në Kino Armata në Prishtinë, në orën 19:30.