Në përkrahje të produkteve bujqësore, më 05 dhe 06 shtator, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Obiliqit hapin dyert për tregun dy ditorë.
Përmes këtij aktiviteti krijohen mundësi për të lëshuar hapësirat pa pagesë/falas për prodhuesit e ndryshëm të produkteve bujqësore vendore, që të ofrojnë produktet e tyre për shitje, për punonjësit e KOSTT-it si dhe për të gjithë qytetarët e interesuar, duke kontribuar në zhvillimin dhe shpërndarjen e kulturës së blerjes së produkteve vendore.
KOSTT paraprakisht ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke u kujdesur që produktet nga prodhuesit pjesëmarrës, të jenë vendore, natyrale/organike.
Prandaj, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut fton qytetarët dhe institucionet, që t’i bashkohen nismës në përkrahje të produkteve vendore dhe në mbështetje të praktikave më të mira evropiane, duke i shërbyer komunitetit.