Shoqata Psiko-sociale ”Alternativa” në bashkëpunim me Zyrën për ofrimin e shërbimeve psikologjike “Visar Sadiku B.I”, organizojnë trajnimin e akredituar nga “Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor”.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të kenë mundësi të informohen më shumë për çrregullimet e sjelljes së fëmijëve, ndërsa për më shumë detaje rreth përmbajtjes së këtij trajnimi mësuam nga psikologu klinik, Visar Sadiku, i cili për Radio KFOR-in, pohoi:
“Ky trajnim i informon pjesëmarrësit për identifikim dhe dallimin e saktë të këtyre problemeve përmes nomenjklaturave të përshtatshme për njohje të këtyre problemeve si dhe e rithekson rëndësinë e sjelljes vetë-rregulluese, të cilat do t’u ofrohen pjesëmarrësve si strategji për aplikim me rastet të cilat i manifestojnë këto çrregullime”, tha psikolgu Sadiku.
Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë trajnim kanë studentët dhe te diplomuarit në psikologji, Infermieri, punëtorët shëndetësorë dhe edukatorët.