“Një kuti magjike e cila ndër vite bëhet pjesë e jetës tënde, ku jeton e frymon së bashku me mijëra e mijëra dëgjues, të cilët bëhen besnik të zërit e përkushtimit tënd- kjo është Radio.
Afër dy dekada, përmes valëve të Radio KFOR- it, ndaj pasionin dhe dëshirën time që kam për radion, duke mos harruar as edhe një herë që profesioni i moderatorit është mision, i cili fuqizon edukimin, kulturën, e shumë fusha të tjera.
Duke i falënderuar dëgjuesit e shumtë, i ftoj që edhe më tutje të jenë pjesë e familjes tonë të madhe -Radio KFOR-it.”