“Të punosh në Radio, përkatësisht në departamentin teknik, është një punë sfiduese, e këndshme, është thjeshte sikurse ushqimi pikant.
Me një përvojë 21 vjeçare në media, për mua është kënaqësi e madhe të punoj në këtë profesion.
Radio si medium ka një rendësi te madhe në informimin dhe argëtimin e njerëzve .
Të jesh në departamentin e teknikës , kërkohet një përkushtim dhe përgjegjësi e madhe, pasi që e tërë puna e radios varet nga ne, duke përfshirë mirëmbajtjen e pajisjeve, zëvendësimin e tyre, zhvillimin e mëtutjeshëm paralelisht me zhvillimin teknologjik.
Si veçori tjetër e ndoshta më e rëndësishmja, është pjesa transmetuese, ku edhe në këtë drejtim duhet një punë, përkushtim, energji në përmirësimin dhe rritjen e mbulueshmërisë me sinjal sa më të mirë të radios, që është faktori kryesor për një radiostacion.“