“Të punosh në Radio KFOR për mua do të thotë shumë, duke marrë parasysh, që në këtë vend kam fituar përvojë, disiplinë e shumë gjëra të tjera pozitive.
Radio për mua do të thotë jetë, sepse në momentin kur zëri ynë dëgjohet gjithandej mund të jetë si një dashuri për njerëzit . T’i dëfresh të tjerët do të thotë shumë, prandaj punën e bëj me shumë pasion dhe dashuri.
Përgjatë këtyre 20 viteve Radio KFOR ka dhënë shumë, andaj mburrem që jam pjesë e saj.
Unë mendoj se të jesh i lumtur në vendin e punës ndikon shumë në jetën private dhe ki kreativitet më shumë në punë. Radio KFOR është një dashuri e madhe për mua.”