“Radion unë e shoh nga brenda dhe jashtë, falë punës që bëj si teknik. Secila pajisje e brendshme dhe e jashtme e radios do të thotë shumë për mua. Mund të them se radion e kam pjesë të jetës.
Ne dërgojmë mesazhe pozitive tek dëgjuesit, por puna ime është te dërgoj edhe kualitet në audio, prandaj dëgjuesit na inkurajojnë.
Përveç audios, detyra ime është të kujdesem edhe për aparaturën, mikrofonat, audio-miksetat, altoparlantët, transmetuesit, antenat, kabllot e shumë pajisje tjera. Vlen të theksohet se ne krye të të gjitha detyrave, sinergjia e punës tonë ekipore me bën të jem mirë brenda dhe jashtë, si dhe të ndjehem krenar me punën që bëj.”