“Pas disa viteve punë në media, për herë të parë në Radio KFOR kam arritur ta ndjejë afërsinë që ne si gazetarë duhet ta kemi me audiencën tonë. Përmes radios, ne çdo ditë iu flasim qindra mijëra dëgjuesve që shoqërohen vazhdimisht me ne. Por, kjo është diçka që e bëjnë të gjithë. Magjia jonë qëndron në faktin që ne, përmes frekuencave të shumta të radios flasim me secilin prej dëgjuesve veç e veç. Secili nga ta është unik për ne, andaj assesi nuk i trajtojmë si masë. Këtë afërsi e ndjejmë çdo ditë dhe mundohemi ta forcojmë atë, ndër të tjerash duke përçuar tek ta ndjenja të paqes, dashurisë dhe pozitivitetit.”