Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj njoftoi që viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator 2020. Shtyrja e fillimit të vitit shkollor bëhet me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.
Shtyrja e procesit mësimor do të sigurojë një mobilizim më të madh të përgjithshëm në përballje me pandeminë në Kosovë, mirëpo sërish ju bëhet thirrje të gjithëve që të respektojnë tri rregullat rekomanduese: distancën, bartjen e maskave dhe pastërtinë adekuate.