Tani që po kthehemi në zyret tona, është momenti që të fillojmë ose të vazhdojmë me zbatimin e praktikave që e bejnë më efikase punën tonë dhe ulin shpenzimet e pergjithshme të energjisë elektrike. Kurse energji duke zbatuar tetë praktikat e prezantuara nga ‘Balkan Green Foundation’, në kuadër të projektit të mbështetur nga GIZ Kosovo, të cilat mund t’i gjeni më poshtë lajmit:
- Zgjidhni opsionin ‘Stand By’, në kompjuterin tuaj dhe fikeni atë kur nuk është në përdorim.
- Mundohuni të shtypni dokumente vetëm nëse është e nevojshme. Kurseni duke printuar në të dy anët e letrës, sa herë të jetë e mundur.
- Blini dhe përdorni letër të riciklueshme.
- Rimbushni ngjyrën dhe tonerin nëse është e mundur; përndryshe ricikloni ato.
- Praktikoni ‘blerje të gjelbër’ (blini mallra që kanë ndikim negativ minimal në mjedis).
- Inkurajoni stafin të përdorin filxhana, gota dhe enë në vend të atyre për një përdorim. Duhen vetëm disa sekonda për të larë një gotë.
- Sigurohuni që në ambientin e zyrës suaj të ketë të paktën një lule ose një bimë.
- Fikni dritat në zyrë kur nuk përdoren.
Sa është e gjelbër zyra juaj?