Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës, se të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjete. Me gjithë reshjet e mëdha të shiut dhe bores që kemi pasur javëve të fundit dhe temperaturave të ulëta, kompanitë kontraktuese të rrugëve nën kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës, po pastrojnë vazhdimisht rrugët nga bora dhe po parandalojnë ngricat e mundshme duke hedhur kripë.
Kjo ministri ka kontraktuar 14 kompani për 7 rajonet e Kosovës dhe 4 kompani të tjera, që të kujdesen për mirëmbajtjen e autostradave, rrugëve nacionale, magjistrale, regjionale dhe komunale. Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje të gjithë shoferëve, që të vozitjen ta përshtatin me kushtet e motit, në mënyrë që të parandalojnë aksidentet e mundshme në trafikun rrugor.