Bllogu “Sbunker” i cili udhëhiqet nga një grup entuziastësh të fjalës së shkruar, mendimit kritik e debatit, nesër më 29 nëntor, në Tartine Deli, duke filluar nga ora 17:00, prezanton drejtorin e Organizatës Për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, në serinë e ‘TruAktiv Talks’.
Gjatë bisedës do të potencohet rëndësia dhe ndikimi që ka aktivizimi studentor, ndryshimet që kanë ndodhur përmes aktivizimit dhe unifikimit të studentëve dhe përvojave të shumta të Rron Gjinovcit gjatë aktivizimit të tij si student dhe udhëheqës i Organizatës Për Rritjen e Cilësisë në Arsim.
Diskutimi në fjalë do të moderohet nga pjesëmarrësit e programit TruAktiv, Burbuqe Kastrati dhe Paris Guri.