“Dita Botërore e Oqeaneve” shënohet, çdo vit më 8 qershor, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë jetësore të oqeaneve dhe rolin që ato luajnë në mbajtjen e planetit tonë të shëndetshëm.
Fillimisht ishte një ide e paraqitur nga Qeveria Kanadeze, në “Samitin e Tokës” në vitin 1992, kurse në vitin 2008, kjo ditë fitoi njohje zyrtare nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Tema e këtij viti, për shënimin e “Ditës Botërore të Oqeaneve – 2021” është “Oqeani: Jeta dhe Gjallesat”. Për të mbrojtur dhe ruajtur oqeanin, ne duhet të krijojmë një ekuilibër të ri, të rrënjosur në një kuptim të vërtetë të oqeanit dhe mënyrës se si njerëzimi lidhet me të.