Rokeri i famshëm kilian, Ronnie Romero do të jetë pjesë e Hardh Festivalit në Rahovec, që mbahet këtë të shtunë, më 17 gusht.
Këtë lajm e ka bërë publik vet vokalisti i rock grupit të njohur botëror “Rainbow”, përmes një postimi në Facebook.
“Shfaqja tjetër do të jetë në Hardh Festival në Rahovec, Kosovë, mbështetur nga miqtë e mi, grupi i rock-ut bullgar Eridan, ne do të luajmë disa melodi të lezetshme nga Dio, Whitesnake, Black Sabbath, Yngwie Malmsteen, Helloween! Shpresoj t’i shoh atje të gjithë muzikantët kryesorë të zhanrit metal nga Kosova”, shkruan mes tjerash kantautori.
Me sloganin “Një gotë për mot”, më 16, 17 dhe 18 gusht do të mbahet edhe këtë vit festa e vjeljes së rrushit përmes festivalit tashmë tradicional ”Hardh Fest”,i cili do të sjellë shumë emra të njohur vendor dhe botëror.