Ndikimi i mediave në zhvillimin psikologjik të fëmijëve është i rëndësishëm. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm gjatë ekspozimit të fëmijëve të tyre ndaj mediave duke përfshirë muzikën, video-lojërat dhe internetin në përgjithësi. Mediat promovojnë artistë, të rinj të famshëm, trende të reja botërore, lajme këto të cilat jo gjithmonë kanë ndikim të mire tek fëmijët.
Në një bisedë për Radio KFOR-in psikologu, Bind Skeja, tregoi për aspektin psikologjik të medias tek fëmijët dhe modeleve që ata ndjekin gjatë jetës: “Ekspozimi i fëmijëve në media si ide nuk do të thotë që është e dëmshme. Kemi shumë programe edukative për fëmijë dhe të rinj, ku në fakt ata mund të mësojnë gjëra të vyjshme që ju shërbejnë të ndjekin në jetë. Problemi del në pah, kur bëhet presion tek fëmiu nga prindërit për të arritur sukses. Për shembull, fëmijët të cilët bëhen aktor, mund të kenë sfida në performancë në shkollë dhe të zhvillojnë probleme të ankthit shkaku i presionit të vazhdueshëm. Pastaj bota e “kamerave”, krijon komplekse të tjera rreth imazhit trupor që fëmijët nuk mund t’i kuptojnë kur janë ende në moshë të re.”
Prandaj, është shumë e rëndësishme që të edukojmë fëmijët që të zgjedhin persona të suksesshëm që t’i kenë si model, gjatë rrugëtimit të tyre profesional dhe personal ne jetë, gjithmonë duke u kujdesur që të mos i largojmë ata nga ëndërrat dhe dëshirat e tyre se çfarë duan të bëhen kur të rriten.
Disa personazhde të njohura televizive deshtëm ne apo nuk deshtëm, do të jenë model për fëmijët tanë, ata do të kenë rolin e mësuesit më me ndikim tek fëmiju, andaj të kujdesemi dhe të përpiqemi të kuptojmë se kush janë ata mësues model dhe pse fëmijët zgjodhën atë model për ta përcjellur në jetë. ⠀