Organizata jo-qeveritare “Toka” edhe këtë të marte fton rininë e moshave nga 15 deri në 16 vjeç, që t’i bashkohet vullnetarizmit edukativ.
Një prej programeve të kësaj organizate “Vullnetarizmi Edukativ”, organizohet çdo të martë, për një vit dhe do të përfundoj në qershor të vitit 2019.
Me një qasje pedagogjike, vullnetarizmi edukativ mëton që të rinjve dhe të rejave, t’ua forcoj ndjenjën e të qenurit pjesë e shoqërisë dhe krijimin e përgjegjësisë qytetare për të bërë ndryshime në të mirë të bashkësisë ku jetojnë ata.
Të martën e kaluar, super arsimtarët e një shkolle në Deçan të cilët u trajnuan në metodat e reja të edukimit jo-formal, po vazhdojnë të mbajnë takimet me grupet e tyre të ashtuquajtur “Super-Vullnetarët”.
Ky grup i rinisë në Deçan së shpejti do të fillojnë të planifikojnë projektin e tyre të parë të vullnetarizmit edukativ.