Nga dita e nesërme (28.11.18), për tri ditë me radhë, OJQ-ja “Lëvizja Koha” organizon projektin edukativo-arsimor, “Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018”.
Hapja ceremoniale e Panairit do të mbahet nesër, në orën 11:00 në palestrën sportive “Jeton Tërstena TOTA”, në Vushtrri. Për të mësuar më shumë rreth aktivitetit në fjalë, Radio KFOR-i kontaktoi, liderin e projektit “Panairi i Shkencës dhe Kulturës”, Qëndrim Uka, nga i cili kuptuam: “Të mësohen si t’i bëjnë gjërat vet, e jo si ju thonë” kjo është motoja e projektit , ku do të ketë punime të ndryshme të nxënësve të përgatitur nga profesorët e tyre, përmes punës praktike. Po ashtu ne tentojmë që të sjellim folës të cilët inspirojnë të rinjtë përmes tregimeve të tyre se si janë bërë të suksesshëm, kështu që ne jemi të hapur për bashkëpunime dhe i ftojmë që t’na kontaktojnë pasi që kontakti ynë me ta është i pamundur.”
Panairi i cili mbahet për të shtatin vit me radhë ka të bëjë me prezantime praktike të punimeve shkencore dhe kulturore, nga nxënësit më të dalluar në mësime të shkollave të mesme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe nga Mali i Zi.