Superliga rikthehet sot (13 shtator) me dy ndeshje, të javës së katërt.
Në Suharekë, “Ballkani” që nuk njeh humbjen pret “Trepçën ’89”, e cila poashtu nuk ka pësuar ende disfatë.
Ky takim fillon në ora 16:00 dhe drejtohet nga gjyqtari Visar Kastrati.
Tri orë më vonë, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet dueli tjetër interesant, mes Prishtinës dhe Llapit, nën drejtimin e trajnerit Bylbyl Sokoli.
Takimet tjera pritet të luhen përgjatë vikendit, të shtunën dhe të dielën.