Për dashamirët e teatrit, posaçërisht ata të komedisë, nesër (12 shtator), në teatrin e Gjilanit do të shfaqet komedia “Shfaqja që shkon keq” me tekst të Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Lewis dhe me regji të Ilir Bokshit.
Kjo komedi sjellë një trupë amatorësh dhe përpjekjen e tyre maksimale për të realizuar një shfaqje, ku përfshihen vrasjet enigmatike, dyshimet dhe mbi të gjitha dështimet,
Në këtë shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa, Gani Rrahmani Avni Shkodra dhe Tringa A. Hasani.
Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Bekim Korça, muzika nga Art Lokaj ndërsa asistent regjie është Ali Demi.