Vendi ynë sikurse vendet tjera, ende po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, mirëpo për fat të mirë sipas raporteve të fundit, krahas numrit të infeksioneve të reja, ka rënë edhe numri i pacientëve që po trajtohen nga ky virus, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas raportit të fundit nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), gjatë 24 orëve të fundit në trajtim në QKUK, janë 68 pacientë, prej të cilëve 34 janë me oksigjeno-terapi dhe 3 të tjerë në mjekim intensiv, me gjendje më të rënduar shëndetësore.
Me përmirësimin e situatës, janë liruar disa reparte të QKUK-së dhe janë krijuar mundësi për pranimin e pacientëve me sëmundje të tjera dhe bëhet e ditur se Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gradualisht po i rikthehet normalitetit.