Shpesh thuhet se gjëja më e vlefshme që mund të bëjmë për fëmijët tanë, është koha që ne i kushtojmë atyre. Por, do të ishte mirë që gjatë kësaj kohe, atyre të ju mësojmë edhe për aspekte të vlefshme jetësore, që nesër do t’i bënin njerëz më të mirë.
Mësimi i fëmijëve për tu bërë vullnetarë, i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi të rëndësishme dhe u hap rrugë për suksese të shumta. Sipas studimeve të ndryshme, fëmijët që bëjnë rregullisht punë vullnetare janë të prirë të performojnë më mirë në shkollë dhe kanë shkallë më të lartë të diplomimit në shkollë të mesme dhe kolegj, krahasuar me fëmijët që nuk bëjnë punë vullnetare. Për prindërit dhe kujdestarët që duan t’i prezantojnë fëmijët e tyre në botën e mrekullueshme të vullnetarizmit, ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë. Radio K4 ju sjell disa këshilla se si prindërit dhe kujdestarët mund t’i bëjnë fëmijët e tyre të gatshëm tu ndihmojnë të tjerëve:
Aftësitë sociale; Mund të duket e qartë, por vullnetarizmi i ndihmon fëmijët të ndërtojnë aftësi sociale, sepse zakonisht bëhet fjalë për një aktivitet në grup.
Ndjenja e komunitetit; Një përfitim tjetër i vullnetarizmit është se u jep fëmijëve një ndjenjë komuniteti.
Fuqia e Mirënjohjes dhe Empatisë; Mirënjohja është një përfitim i madh i vullnetarizmit të rregullt dhe është diçka për të cilën fëmijët e vegjël mund të mësojnë lehtësisht.
Interesat dhe aftësitë e reja; Vullnetarizmi mund të jetë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t’i ndihmuar fëmijët të gjejnë interesa të reja përtej asaj që ekspozohen në shtëpi dhe në shkollë. Të gjitha këto përvoja mund t’i ndihmojnë fëmijët të marrin interesa dhe aftësi të reja që i bartin me vete gjatë gjithë jetës së tyre.