Trupi i njeriut ka nevojë për sasi të konsiderueshme të lëngjeve në mënyrë që të kryej funksionet jetike, e këto lëngje më së lehti merren duke konsumuar ujin në çfarëdo forme të mundshme, duke pirë ujin nga rubineti apo shishja, nga pijet e ndryshme e gjithashtu edhe nga ushqimet e lëngshme. Konsumi i rregullt i ujit ka rëndësi të madhe për shumë arsye se uji kryen funksione të ndryshme në trupin tonë duke filluar kështu nga fakti që shpërndan oksigjenin në trupin tonë. Kjo arrihet pasi që gjaku është rreth 90% ujë dhe siç e dimë, uji përbëhet nga molekulat e oksigjenit.
Uji nuk rregullon vetëm brendësinë e trupit tonë, konsumi i sasisë së duhur të lëngjeve ndihmon edhe në shëndetin e lëkurës sonë, pasi që dehidratimi shkakton dëme në lëkurë dhe po ashtu mungesa e ujit përshpejton edhe rrudhat. Një ndër funksionet tjera elementare të ujit është edhe karakteri termo-rregullues, uji nivelizon temperaturën e trupit tonë në varësi se sa ndikohemi ne nga ambienti i jashtëm, ky funksion i ujit është i lidhur ngushtë edhe me procesin e djersitjes.
Përkundër të mirave që sjell konsumimi i rregullt i lëngjeve ende nuk ka një masë të saktë që konsiderohet ideale për konsum të përgjithshëm gjatë ditës, mirëpo gjithsesi sugjerohet që gjatë ditës një person të konsumojë jo më pak se 3 litra ujë, sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta.
Uji është thelbësor edhe për veshkat dhe funksionet e tjera trupore gjithashtu ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut.