Në këtë epokë të zhvillimit të hovshëm teknologjik, prindërit mund të mos jenë në gjendje të kalojnë shumë kohë me fëmijët e tyre, në krahasim me kohërat e kaluara. Mirëpo, në këto raste shpëtimtarët e fëmijëve janë gjyshërit, të cilët duke qenë më të lirë, u japin gjithë dashurinë dhe vëmendjen e munguar nipërve apo mbesave të tyre. Se sa e rëndësishme është lidhja e gjyshërve me nipat apo mbesat e tyre?,- gjyshërit e Ajanit të vogël, Fejralle dhe Bashkim Bordoniqi, i dhanë opinionet e tyre për Radio KFOR-in.
Z. Bashkim Bordoniqi, tha: “Jeta ime është e mbushur plot me ngjyra, që nga ardhja në jetë e nipit tim, ndërsa për lumturinë dhe shëndetin e tij, jap gjithë energjinë.”
Ndërsa, gjyshja e Ajanit të vogël, z. Fejralle, e pyetur për rëndësinë e gjyshërve, shtoi: “Për ne Ajani, është vet jeta, prezenca e tij në jetën tonë ka ngjallur lumturi të papërshkrueshme. Një lot i tij neve na lëndon, njësoj siç na lumturon edhe buzëqeshja e tij, prandaj të gjithëve do t’i dëshironim ndjesinë e të qenurit gjysh apo gjyshe.”
Rëndësia e të pasurit gjysh apo gjyshe në jetën e fëmijëve, është shumë e veçantë, sepse ata argëtohen me prezencën e njëri tjetrit dhe krijojnë kujtime që fëmijëve u mbesin gjithmonë në kujtesë.