Fuqizimi i grave do të thotë pavarësi financiare, e shkolluar, e mbi të gjitha mbjellje e besimit se edhe ato janë të barabarta me të gjithë të tjerët, për të vendosur se çfarë duan, ku duan të jenë dhe çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre.
Pikërisht për fuqizimin e grave, Radio KFOR-i ka intervistuar disa dëgjuese të cilat thonë:
– “Unë jam Besa dhe fuqizimi i grave për mua do të thotë barazi, të kesh të njëjtën liri si të tjerët, t’i bëjmë zgjedhjet tona dhe të kemi mundësinë e zgjedhjes pa asnjë kufizim ose gjykim.”
– “Përshëndetje Radio KFOR-I,quhem Nafije dhe fuqizimi i grave për mua do të thotë të jesh e sigurt në veten tënde, në bindjet dhe vlerat e tua.”
– “Tung Radio KFOR-I, jam Blerina, të jesh femër është e bukur, sepse ti ke aftësinë të japësh jetë, të kesh nderin të jesh nënë dhe të krijosh bazë edhe për nënat e tjera.”
Së bashku jemi më të forta, me përkrahje të njëra-tjetrës jemi më të mira, kurse të bashkuara mund të bëjmë ndryshime të mëdha.