Nesër (12.07.19), në “Kino LUMBARDHI” në Prizrenm regjisori serb Želimir Žilnik, do të mbaj një punëtori publike dy ditore, ku do të diskutohen praktikat e tij dhe vështirësitë artistike.
Gjatë kësaj punëtorie, në sesionin e dytë, ai do të shfaqë filmin e tij të fundit “Among the People: Life & Acting”, i cili përmban komentet e aktorëve nga filmat e tij si dhe kujtimet e ekipit dhe seteve si dhe do të ketë një incizim të përgatitur me rastin e ekspozitës “Shadow Citizens (Qytetarët hije)”, që është një përmbledhje e cila përmban komentime të aktorëve joprofesionistë, me fragmente nga filmat në të cilët ata kanë marrë pjesë, me filmime të ekipit i cili angazhohet në filmat e Žilnikut. Punëtoria do të mbahë ditën e premtë, 12 korrik nga ora 16:00 si dhe më 13 korrik duke filluar nga ora 14:00.
Pjesëmarrja për të dy ditët është falas, ndërsa ky program është bërë i mundur përmes programit ‘Kulturë për Ndryshim’, që financohet dhe menaxhohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra Multimedia dhe Instituti Goethe si dhe “Hapësirat Kulturore të Kosovës” të zbatuara nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.