Rave Travel vazhdimisht ka sjellë dhe prezantuar artistë dhe DJ-ë më të famshëm botëror dhe vendor në kuadër të edicionit të parë të transmetimeve live, çdo javë, në bashkëpunim me Radio KFOR-in. Këtë të diel, më 18 korrik, Rave sjellë muzikantin e zhanrit elektronik, Fatos Çeta i cili do të bëjë edhe promovimin e albumit të tij të fundit ‘Ritmiko’, një album që përmban 47 këngë të muzikës elektronike.
Fatos Çeta është marrë me krijimtari të muzikës elektronike që në moshë të hershme, në fillim të vitit 2002, dhe që nga ajo kohë ka kompozuar muzikë të zhanreve të ndryshëm. Pasioni i tij për muzikën elektronike së bashku me përvojën e jetës dhe trashëgiminë kulturore të vendit e bën atë të prodhojë muzikë origjinale dhe autentike.
Performancën e Fatos Çetës, mund ta ndiqni edhe në faqen e Radio KFOR-it, në Facebook: Radio KFOR 90.2 Shqip