Edicioni i pestë i ‘Sea Dance Festival’, i cili u mbajt në Mal të Zi në plazhin e ri e të bukur Buljarica, u përcoll me interesim të madh edhe nga Radio KFOR-i dhe dëgjuesit e saj.
Për tri netë me radhë, nga data 30 deri më 1 shtator u transmetuan direkt shumë këngë e intervista të ndryshme.
Gjatë këtij festivali performuan mbi 60 artistë të zhanreve të ndryshme, megjithëse dominohet nga muzika elektronike dhe hip hop. Këngëtarët të cilët më së shumti morën vëmendje nga të pranishmit ishtin: Nile Rodgers and Chic, Lost Frequencies, Burak Yeter, Alice Merton, Nina Kravitz, Paul Kalkbrenner, Van Gogh, Who See, etj.
Përveç binës së madhe kryesore, aty afër ishin ndërtuar edhe bina të tjera më të vogla, të emërtuara ‘No sleep sea dance’, ‘TDI stage’, ‘Latino Stage’ dhe ‘Silent Dance’.
Rinia nga vende të ndryshme të botës kishin ardhur për të përcjellë festivalin në fjalë dhe aty nuk mungonin as të rinjtë nga Kosova. Në turmën e të rinjve të shumtë, ne patëm rastin t’i takojmë tre të rinj nga Prishtina, Nitën, Aidën dhe Arbrin, të cilët na treguan se kishin ardhur enkas për tu argëtuar me këngëtarë dhe DJ-të e tyre të preferuar. Po ashtu ata na treguan se e dëgjojnë shumë radio KFOR-in dhe se ju pëlqen shumë.
Sea Dance Festival është pjesë e projektit më të madh të festivaleve deri më tani, i quajtur EXIT Freedom 2018, i cili përbëhet nga pesë festivale dhe mbahet në pesë vende të ndryshme të rajonit.