Sonte Radio KFOR-i së bashku me Rave Travel, ju prezantojnë DJ Desitën! Ajo është një nga fytyrat e reja në skenën muzikore Bullgare, e cila kohëve të fundit vendosi të zëvendësojë profesionin e valltares me atë të kabinës së DJ-ve.
DJ Desita, e konsideron vallëzimin një mënyrë meditimi, kështu që zgjedhja e këngëve të duhura për të ngritur disponimin në evente të ndryshme, është mjaft e rëndësishme për të. Prandaj të gjithë ju adhurues të muzikës elektronike, sonte (07.03.21) prej orës 21:00, në Radio KFOR, bëhuni gati për një mbrëmje argëtuese para radio stacionit tonë apo para kompjuterit tuaj.
Performancën e DJ Desitës Live, mund ta ndiqni edhe në faqen e Radio KFOR-it, në Facebook.