Diversiteti dhe harmonia janë dy nga çështjet më të rëndësishme të kohërave moderne, ndërsa këto të dyja i gjeni çdo herë në ambientet e punës në Radio KFOR dhe ato pastaj reflektohen edhe përmes valëve të Radio KFOR-it, në të dyja frekuencat në shqip dhe në serbisht.
Ekipi i mediumit të Radio KFOR-it, është vendi ku çdo ditë mësohen fjalë të reja të gjuhëve të ndryshme, ku çdo ditë shkëmbehen njohuri mes stafit të dy kombësive: serb e shqiptar, e pastaj edhe në mes të shumë kombësive të tjera, të cilët shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, me seli në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.
Frekuencat e Radio KFOR-it kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë reflektim i paqes dhe tolerancës, që është si rrjedhojë e mësimit dhe reflektimit të kulturave të ndryshme nga të gjithë paqeruajtësit e të gjitha kombeve që veprojnë në kadër të NATO-s.
Transmetimin në gjuhën shqipe mund ta dëgjoni kudo përmes frekuencave 90.2 FM me një mbulueshmëri në tërë Kosovën. Mirëpo, dëgjuesit mund të na dëgjojnë edhe në frekuencat lokale, sipas qyteteve kudo që ndodheni: Prishtinë: 98.2 FM, Mitrovicë 104.2 FM, Leposaviq 100.8 FM, Prizren, Pejë ,Gjakovë 93.4 FM, Gjilan 104.3 FM dhe Kaçanik 97 FM.
Transmetimin në gjuhën serbe të Radio KFOR-it, mund ta dëgjoni gjithandej Kosovës në frekuencat 96.6 FM, Prishtinë: 105.4 FM, Gjilan 107.7 FM, Leposaviq 103.7 FM, Prizren, Gjakovë dhe Pejë: 89.7 FM, Kaçanik 103.7 FM dhe Mitrovicë 106.9 FM.
Përveç që do të jemi miku juaj përmes frekuencave tona derisa udhëtoni kudo në Kosovë, ne do të jemi edhe shoqëruesi juaj kudo në botë, e këtë e bëjmë përmes aplikacionit të Radio K4, të cilin mund ta shkarkoni falas në telefonin tuaj të mençur, qoftë iOS apo Android:
Versioni i shkarkimit për telefona mobile iOS është: https://apple.co/36wNWgM
Versioni i shkarkimit për telefona mobile Android është: https://bit.ly/2FqW9HA
Përveç shoqërimit dhe disponimit të mirë që do të ndjeni bashkë me moderatorët që ju shoqërojnë live apo në kohë reale çdo ditë të javës, nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes, apo duke na dëgjuar përmes aplikacionit të Radio K4-it, ju edhe do të informoheni duke lexuar artikuj të shumtë që përgatisim për ju çdo ditë. E përveç aplikacionit që vjen në gjuhën shqipe dhe serbe, në të dyja gjuhët mund të informoheni edhe për top listat vendore e ndërkombëtare përmes moderatorëve më profesional në Kosovë si dhe të shoqëroheni me muzikën më të mirë në botë, duke klikuar në Web -in e Radio KFOR.
Disa asete shumë të rëndësishme që Radio KFOR-i ka në dispozicion për të qenë sa më pranë dëgjuesve, janë edhe rrjetet sociale të cilat në gjuhën shqipe janë:
Facebook; https://www.facebook.com/RadioKFOR/
Instagram; radiokforshqip
Ndërsa në gjuhën serbe na gjeni në:
Facebook; https://www.facebook.com/RadioKfor966/
Instagram; radiokforsrpski
Radio KFOR-i është zgjedhja më e mirë për ju, në udhëtimet e juaja, në punë dhe në shtëpi.