Radio KFOR-i po vazhdon të jetë afër jush me muzikë të mirë dhe me informacionet më të reja, ku përveç transmetimit 24/7 përmes valëve tona, me mbulueshmëri në tërë Kosovën, tingujt e Radio KFOR-it, lajmet e fundit dhe Top Listat e këngëve më të dëgjuara, ju mund ti shijoni edhe përmes aplikacionit Radio K4. Dëgjuesit e shumtë të Radio KFOR-it kanë një mik të mirë, i cili i shoqëron në çdo udhëtim të tyre, falë qasjes akoma më të lehtë në versionin mobil, i përshtatshëm për çdo version të telefonave tuaj të mençur të na dëgjoni kudo nëpër botë.
‘Radio K4’ është aplikacion i lehtë për përdorim dhe është falas për të gjithë ju, ndërsa ju mund ta shkarkoni përmes adresave elektronike në App Store dhe Google Store.
Përmes kësaj adrese elektronike, ju mund të shkarkoni versioni mobil për iOS: https://apple.co/36wNWgM
Përmes kësaj adrese elektronike, ju mund të shkarkoni versioni mobil për Android: https://bit.ly/2FqW9HA