Qyteti i Panamasë ka një popullsi prej 1.5 milion banorësh dhe është qyteti më i madh i shtetit të Panamasë dhe po ashtu kryeqytet i Panamasë. Njihet për shumë gjëra, kanalin e famshëm të Panamasë që lidh oqeanin Atlantik me atë Paqësor, e që mbetet ndër ndërtimet më magjepsëse nga dora e njeriut.
Qyteti i Panamasë duhet vizituar patjetër, një ndër arsyet është edhe Casco Viejo, ose pjesa e vjetër e qytetit, që është shpallur zonë e trashëgimisë kulturorë nga UNESCO dhe duhet të ndani një ditë të plotë të udhëtimit për ta parë këtë pjesë nga afër, ia vlen çdo minutë.
Qyteti i Panamasë ka rreth 1500 ishuj, imagjinoni për rreth 5 vjet, për çdo ditë mund të vizitoni një ishull të ri, 5 vjet aventurë e re, për secilin që mund të vazhdojë jetën atje. Gjatë kohës që qëndroni në këtë qytet, mund të vizitoni hekurudhën e qytetit, e ndërtuar në vitin 1855, e cila mbetet hekurudha funksionale më e vjetër në botë.
Lokacioni i radhës duhet te jetë Ujëvara The Vaults, që derdhet në Paqësor, një vend fantastik, pastaj Katedralja tek Plaza de la Catedral, Teatri Kombëtar në këtë qytet me akustikë natyrale dhe hapësirë për 800 mysafirë dhe pastaj vazhdojmë tek Amador Causeway, që është urë tokësore e ndërtuar me gurët që janë nxjerrë gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë.
Sikurse shumë kryeqytete të botë që kanë shumëçka për të treguar për vizitorët, edhe Qyteti i Panamasë ia vlen të vizitohet, po ju dha mundësia.