Praga, qyteti historik që përndryshe njihet si kryeqytet i Republikës Çeke, do të jetë destinacion jonë i radhës për të cilin do të mësojmë shumë fakte interesante. Një hapësirë e njohur për Sheshin e qytetit antik, ndërtesat e stilit baroken, kishat Gotike dhe orën e famshme Astronomike. Kjo është Praga, shumë ngjyrëshe një shtëpi e më shumë se 1.3 milionë banorëve.
Nga shumë gjëra që mund të bëni brenda këtij qyteti, diçka shumë e veçantë i pret fansat e birrës. Praga përveç që konsiderohet ndër qytetet me konsumin më të lartë të kësaj pije alkoolike, gjithashtu ofron banja të birrës, ku mund të bëni banjë dhe të laheni në birrë. Për ju që pëlqeni jetën e natës dhe klubet, të shijoni muzikën dhe vallëzimin, ju garantojmë se do ta gjeni veten në këtë qytet, një ndër arsyet është edhe klubi i njohur Karlovy Lazne, i pozicionuar mu në qendër të Pragës, e që njihet edhe si klubi më i madh i natës në Evropën qendrore.
Kur jemi te gjërat e mëdha, është Kështjella e Pragës që për nga hapësira njihet ndër më të mëdhatë në botë. Lokacioni në fjalë tërheq më shumë se 2 milionë vizitorë brenda vitit, prandaj nëse vizitoni Pragën nuk bën ta lini anash Kështjellën madhështore.
Kur ti keni shijuar pjesët urbane, ndërtesat e vjetra dhe kështjellën e Pragës, mos harroni që ky qytet është edhe shtëpi për shumë parqe të bukura. Assesi nuk duhet të iu ikë pa vizituar parkun Divoka Sarka, një hapësirë e bukur që do të ju ndihmojë të largoheni nga jeta e qytetit dhe ku mund të shijoni aktivitete të ndryshme si ngjitja malore, noti ose golfi.