Qendra e ndërmarrësisë dhe inkubatori zyrtar i Universitetit të Prishtinës ‘Venture UP’, sot (27.12.18) duke filluar nga ora 17:00 ka organizuar një takim përmbyllës për vitin 2018 për të përmbledhur të gjitha aktivitetet dhe sukseset që ka pasur kjo qendër përgjatë vitit 2018.
Në këtë takim festiv do të marrin pjesë studentë, pjesëmarrës, ndërmarrës dhe bashkëpuntorë të ‘Venture UP’, të cilët kanë ndihmuar në forma të ndryshme këtë qendër.
Po ashtu gjatë këtij takimi do të ketë folës nga fusha të ndryshme, të cilët do të ndajnë storiet e tyre të suksesit gjatë vitit që po e lëmë pas.