Marrëdhëniet e mira ndëretnike mund të shfaqen kudo, nga respekti për fqinjët e komunitetit tjetër, nga respekti shoqëror, kolegial e deri tek trajtimi i mirë i klientëve apo palëve në institucione të ndryshme.
Kësaj radhe Radio KFOR-i, do të ndajë me ju një shembull të suksesshëm të marrëdhënieve ndëretnike që ofron Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Plemetin, komuna e Obiliqit. Kjo qendër mjekësore është e hapur nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 dhe gjatë kësaj kohe ofrohen shërbime për banorët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në këtë fashat.
Një gjë të tillë më së miri na e tregon, infermierja e kësaj qendre, Violeta Trajkovic: “Kjo është një ambulantë shumë etnike ku mjekohen serbët, shqiptarët, romët dhe ashkalinjtë, do të thotë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë. Gjatë paradites e kemi edhe mjekun, kurse unë si infermiere punoj në intervenime, preventivë apo në gjëra të tjera që i nevojiten pacientit. Porosia ime do të ishte dhe lirisht mund të them se të gjithë mund të jetojmë në harmoni, të punojmë dhe natyrisht këtu shërbimet i ofrojmë si punëtor shëndetësor, në mënyrë që pacientët të jenë të kënaqur.”
Se kjo qendër e mjekësisë është në shërbim të banorëve e tregon edhe banori i këtij fshati, Avdullah Ibrahimi: “Unë jetoj këtu në fshatin Plemetin. Kam qenë disa herë këtu në ambulantën ku jetoj , nga ku kemi kujdes të mjaftueshëm. Prandaj kemi respekt për stafin shumë. Na kanë pritur mirë, jo vetëm mua por të gjithë banorët. Nuk e di se si duhet të jetë më mirë.“
Duke respektuar dhe nderuar tjetrin, ne e respektojmë dhe e nderojmë veten tonë!