“Simetri” që qëllim kryesor ka sfidimin e stereotipave gjinore të krijuara në shoqëri, sot dhe nesër (16 dhe 17 tetor), organizon punëtori “Digital Feminist Posters”, duke përfshirë të rinj të moshës 16-24 vjeç.
I gjithë procesi i punëtorisë mbahet në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, duke u përcjellur nën udhëheqjen e mentorëve të fushës së Dizajnit Grafik, Animacionit dhe Gazetarisë, si: Flaka Kokolli, Hana Arapi, Qëndrim Hoxhaj dhe Liri Hashani.
Pas punëtorisë pjesëmarrësit do të certifikohen, si dhe punimet e tyre do të shpalosen në një ekspozitë e cila do të zë vend në Prishtinë.
Për t’u njoftuar më shumë rreth punëtorisë, ju mund të shkruani në: simetriblog@gmail.com