Për nder të ditës ndërkombëtare të grave, sot (11 shkurt) nga ora 18:00, në organizatën 7 Arte, në Mitrovicë, Aleanca Franceze në bashkëpunim me Gaia dhe Institutin Francez, për herë të parë në Kosovë prezantojnë serialin e animuar “Culottées / Brazen” nga Pénélope Bagieu. Përmes këtij seriali do të tregohet jeta e 10 grave me rrugëtime të jashtëzakonshme, por të harruara nga historia.
Pas prezantimit të këtij projekti, do të mbahet edhe një punëtori, për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet lidhur me të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, pastaj Aleanca Franceze do të ofrojë një aktivitet pedagogjik në gjuhën frënge si dhe në fund do të ketë momente miqësore nën shoqërimin e kafesë.