“Një qen është një mik besnik që kupton gjithçka, por nuk mund të thotë asgjë. Avantazhi i qenit është se simpatizon dhe bashkëndjen në heshtje”, kjo është vetëm një nga thëniet e shumta që thuhen për mikun e njeriut- qenin. Për të mësuar fakte dhe karakteristika të tjera interesante për qenin, “Termokiss” nesër (30.01.21), organizon punëtori për fëmijë, me temën “Të mësojmë më shumë për kafshët”, me studentin e vitit të pestë në mjekësinë veterinare, Islam Peshkun.
Në punëtorinë e cila mbahet të shtunën (30 janar) nga ora 13:00, do të mësohet për faktet interesante të qenve, për anatominë e tyre, për mënyrën e sjelljeve të tyre si dhe mësohen këshilla se si duhet të trajtohen qentë.