Organizata ‘Education Innovators Kosovo’ në Mitrovicë, ka hapur mundësinë për të rinjtë që të mësojnë më shumë rreth krijimit të ideve dhe zhvillimit të bizneseve të reja me projektin ‘Fuqizimi i të rinjve dhe ngritja e kapaciteteve të tyre në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë’. Ditë më parë Radio KFOR-i kontaktoi drejtorin ekzekutiv të organizatës ‘Education Innovators Kosovo’ Hysein Damati, i cili na dha më shumë informata për qëllimin e këtij projekti:
“Me këtë projekt ne synojmë të adresojmë çështjen e pjesëmarrjes së të rinjve në sektorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe në të njëjtën kohë, ti fuqizojmë ata në teknologji duke forcuar njohuritë e tyre në industrinë e TIK dhe duke ofruar trajnime mbi aftësitë për inovacionin dhe ndërmarrësin”, tregoi Damati.
Trajnimet dhe punëtoritë do të jenë falas për të gjithë të interesuarit, duke filluar nga 9 marsi, nga ora 10:00 si dhe me datën 10 mars, po ashtu nga ora 10:00. Për tu bërë pjesë e këtyre punëtorive dhe trajnimeve aplikoni në linkun: eikosovo.com/terinjtedheinovacioni.