Radio KFOR-i ju fton t’i bashkoheni ekipit të moderatorëve! Ne kërkojmë radio moderatorë të talentuar dhe komuniaktiv, të cilët dëshirojnë të hulumtojnë, të prezantojnë dhe të shkruajnë lajme.
Përveç shkollës së mesme të kryer, kërkohet të keni edhe së paku 5 vjet përvojë në moderim ose në gazetari në ndonjë radio lokale apo regjionale. Pos njohjes së shkëlqyer të gjuhës shqipe, nevojitet edhe njohje e mirë e gjuhës angleze.
Paga bazë është 933.00 euro në muaj, NETO.
Aplikacionin mund ta shkarkoni në ueb faqen www.jfcnaples.nato.int/kfor të cilin e plotësoni dhe e dërgoni në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int deri më datën 24 janar 2019.
Kandidatët e përzgjedhur, do ta marrin një kontratë një vjeçare, me mundësi të vazhdimit me afat të pakufishëm.
Informata shtesë mund të merrni në http://radiokfor.com/ ose na kontaktoni në numrin 049 950 950.
Gjithashtu, mund të na vizitoni në faqen tonë në Facebook: Radio KFOR 90.2 Shqip dhe në Instagram: radiokforshqip
Bëhuni pjesë e radios më të preferuar në Kosovë!