Qendra e drejtuar nga komuniteti në Prishtinë “Termokiss” i cili ka mision reflektimin dhe ndryshimin, të enjten (26 nëntor), nga ora 14:00, organizon punëtorinë artizanale me Gishë Lahu.
Të pranishmit mund të mësojnë teknika të ndryshme për të krijuar byzylyk e dekorime të ndryshme për shtëpi, të gjitha të punuara me materiale druri, rruaza të ndryshme, ngjyra dhe penjë.
Punimet e realizuara do të shiten në “Flea Market” në Termokiss, kurse fondet do të dërgohen në Strehimoren e grave dhe fëmijëve në Prishtinë.