Sonte, 6 shkurt, me fillim nga ora 14:00 deri në orën 17:00, në ambientin ‘Termokiss’ është duke u zhvilluar punëtoria “Punëdore Artizanale me Qeramik”.
Lidhur me këtë ngjarje, Radio KFOR-i ka kontaktuar me anëtarin e qendrës ‘Termokiss’, Edonis Hashani, i cili na tregoi detajet e kësaj punëtorie: “Këto punime realizohen me material të recikluar – qeramikë dhe rruza druri. Gjatë punëtorisë fëmijët e lagjes ‘Dardania’, shokët dhe pjesëtarët e qendrës sociale ‘Termokiss’, mësojnë teknika të reja artizanale dhe kanë mundësi të shoqërohen. Punimet do të shiten gjatë ‘Flea Market’ (Pazarit të Hapur) dhe kanë çmimin nga 2-3 euro me hapesirë për donacione, pasi nga të gjitha shitjet e këtyre punimeve do të blihen ushqime për strehimoren e grave dhe fëmijëve në Prishtinë.”
Anëtari i qendrës ‘Termokiss’, Adonis Hashani, na tregoi se një ngjarje e tillë humanitare do të vazhdojë çdo të enjte.