Nominimet e edicionit të 72-të të ndarjes së çmimeve ‘Bafta’ që do të mbahet me 10 shkurt të këtij viti në Angli, janë publikuar në të gjitha kategoritë. Në këtë mbrëmje të rëndësishme në kinematografinë botërore vlerësohet puna e filmbërësve dhe komunitetit artistik.
Në kategorinë e filmave më të mirë janë nominuar filmat:
‘BlacKkKlansman’, ‘The Favourite’, ‘Green Book’, ‘Roma’, ‘A Star Is Born’.
Në kategorinë e aktorit më të mirë janë nominuar:
Bradley Cooper – ‘A Star Is Born’ , Christian Bale – ‘Vice Rami’, Malek – ‘Bohemian Rhapsody’, Steve Coogan – ‘Stan & Ollie’, Viggo Mortensen – ‘Green Book’.
Për aktoren më të mirë janë nominuar aktoret: Amy Adams, Claire Foy, Emma Stone, Margot Robbie dhe Rachel Weisz.
Nominimet janë ndarë edhe në disa kategori të ndryshme që përfshijnë dokumentarin më të mirë, filmi i huaj më i mirë, muzika më origjinale, pastaj nominime në grim, redaktim, animacion dhe zhanre të tjera.