Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, të shtunën (30 gusht), në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri“ do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese.
Drejtuesja e përfaqësueses së Kosovës, Aferditë Fazlija , pritet që sot të fillojë përgatitjet për këtë ndeshje, ku takimi i përfaqësueses do të jetë nga ora 12:00, për të vazhduar tutje në seancën stërvitore, në stadiumin “Agron Rama” ,në orën 17:30, tek qyteti i Kastriotit. Stërvitja e fundit do të mbahet më 29 gusht, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke filluar nga ora 18:00.
Lista e futbollisteve është kjo: portjere : Besarta Leci, Lavdije Behramaj dhe Florentina Kolgeci; Mbrojtëse: Fjolla Shala, Liridona Syla, Egzona Zeka, Donjeta Halilaj, Feride Kastrati, Verona Berisha dhe Flutura Agaj; Mesfushore : Blerta Shala, Valentina Limani, Leonora Ejupi, Modesta Uka, Besarta Hisenaj, Qendresa Bajra, Marigona Tahiri dhe Erëleta Mehmeti; Sulmuese : Besiana Reçica, Alberina Syla, Kaltrina Biqkaj, Flaka Asllanaj dhe Fleta Musaj .
Hyrja për ndeshjen e lartpërmendur do të jetë falas.