Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, sot (17 janar) nga ora 16:00, në Shtëpinë e Evropës, organizojnë konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”. Për të përmbyllur projektin e EUNIC Cluster Prishtina “Promovimi i turizmit në Prishtinë”, do të prezantohet edhe harta e komunës së Prishtinës e përkthyer në gjuhën frënge, italiane dhe gjermane.
Iniciativa në fjalë, mbështetet nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe është e hapur për të gjitha shtetet anëtare të përfaqësuara në Kosovë.