Dita Ndërkombëtare e fëmijës Vajzë nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis do të shënohet me promovimin e raportit “Abortet në Kosovë” dhe panel diskutimi me ekspertë/e panelistë/e në fushën e shëndetit riprodhues dhe seksual.
Shpeshherë ndodh që në botë hapet tema rreth aborteve të nxitura, përderisa në Kosovë nuk trajtohet asnjëherë në diskursin publik.
Raporti “Abortet në Kosove” analizon abortet e nxitura në Kosovë nga viti 1999 – 2019 nga autorja Iliriana Banjska. Gjatë panelit do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit rreth mënyrës së përdorur për ndërprerje të shtatzënisë, do të shtjellojë çështjet lidhur me kornizën ligjore rreth aborteve në Kosovë, analizon shkakun e aborteve të nxitura, trajtimin e gruas në shoqëri, paragjykimet rreth kësaj teme dhe shumë çështje të cilat rrallë diskutohen hapur në shoqërinë tone.
Aktiviteti i lartpërmendur mbahet të premten (10 tetor), në ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.